Një person ekstradohet nga Kosova për në Suedi, kërkohej për vepra të rënda lidhur me narkotikët

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të ekstradimit nga Kosova për në Suedi një person i kërkuar me urdhërarrest.

Nga policia shtohet se i ekstraduari është shtetas i Suedisë, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, i përfshirë në vepra të rënda penale lidhur me narkotikët.

Njoftimi i plotë:

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi një person i kërkuar me urdhërarrest

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Kosova drejt Mbretërisë së Suedisë.

Me datën 21.10.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Suedi, një shtetas i Mbretërisë së Suedisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, i përfshirë në vepra të rënda penale lidhur me narkotikët.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Të ngjashme