Ymeri u bën thirrje Odave të Biznesit të përfshihen në vendimmarrjen për projektligjet

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, u ka bërë thirrje Odave të Biznesit në Kosovë që të përcjellin nga afër procesin e miratimit të projektligjeve aktuale dhe të angazhohen aktivisht në procesin e vendimmarrjes.

Përmes një postimi, Ymeri ka theksuar se komuniteti i biznesit mund të kontribuojë në këtë proces përmes komunikimit me email, propozimit të amendamenteve, reagimeve publike dhe organizimit të konferencave për media.

Ajo ka vlerësuar se përfshirja e bizneseve dhe informimi i publikut për ndryshimet e propozuara ligjore janë të rëndësishme për rritjen e llogaridhënies së Qeverisë.

“Sa më shumë deputetë e qytetarë të jenë në dijeni të ndryshimeve ligjore, aq më shumë rritet llogaridhënia e Qeverisë, me hir e pa hir”, ka shkruar Ymeri.

Deputetja e LDK-së ka inkurajuar kështu Odave të Biznesit që të shfrytëzojnë mekanizmat në dispozicion për të dhënë kontributin e tyre në shqyrtimin e legjislacionit dhe për të qenë pjesë aktive e debatit publik.

Të ngjashme