Fitorja bindëse e Real Madridit ndaj Leipzigut, me rezultatin 4-1 në Ligën e Kampionëve, nuk ishte arsye për të buzëqeshur për të gjithë në kampin madrilen.
Vëmendjen e mori Vinicius Junior, i cili u largua nga fusha me kokën ulur pas zëvendësimit.
Braziliani nuk zhvilloi një ndeshje të mirë dhe trajneri Jose Mourinho vendosi ta nxirrte nga loja, duke aktivizuar Yan Diomanden, i cili shënoi një gol të bukur dhe i dha më shumë gjallëri sulmit madrilen.
Mourinho: Vetëm ai mund ta shprehë atë ndjenjë
Vinicius kishte mundësinë të dëshmonte vlerat e tij në Ligën e Kampionëve, pasi është i pezulluar në La Liga dhe nuk do të luajë në “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Pas zëvendësimit, shprehja e fytyrës së tij u interpretua si shenjë pakënaqësie. Edhe Mourinho u pyet për gjendjen e brazilianit.
“I trishtuar? Është një ndjenjë që vetëm ai mund ta shprehë”, deklaroi trajneri portugez.
Mesazhi që ngjalli reagime
Pas përfundimit të ndeshjes, Vinicius publikoi një mesazh në Instagram, që sugjeron se nuk po kalon periudhën më të mirë.
“Duke jetuar çdo moment. Gjithçka kalon”, shkroi ylli brazilian.
Fjalët e tij kanë lënë hapësirë për interpretime, në një moment kur Vinicius po përballet me presion dhe do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Barcelonës. /Express
