Lajm i keq për Milanin, pasi Gonçalo Ramos ka pësuar një mbingarkesë muskulore në pulpën e këmbës së majtë gjatë stërvitjes.
Sulmuesi portugez do të mungojë në ndeshjen ndaj Bournemouthit në Europa League.
Ramos do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit dhe kohën e rikuperimit.
Sipas Gazzetta dello Sport, në rrezik është edhe paraqitja e tij në derbin ndaj Interit, më 31 tetor.