Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, policia i gjen pistoletë dhe 66 fishekë

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut të enjten, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe municion.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, policia ka sekuestruar një pistoletë dhe 66 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE”.

Të ngjashme