Incident në familje mes dy grave në Lipjan, e dyshuara shoqërohet në polici

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Lipjan të enjten rreth orës 16:00.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj një viktime tjetër femër, të dyja kosovare.

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar.

Me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse policore.

Lipjan 22.10.2026- 16:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. E dyshuara është dërguar në stacion për intervistim dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po vazhdon të hetohet nga ekipet relevante policore.

Të ngjashme