Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin ndërkombëtar në Kroaci

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar me sukses Kursin Ndërkombëtar për Nënoficerët e Lartë të Komandës, të mbajtur në Akademinë Ushtarake “Dr. Franjo Tugjman” në Kroaci, së bashku me pjesëmarrës nga 11 shtete.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi, ka theksuar se avancimi i edukimit dhe zhvillimi profesional i pjesëtarëve të FSK-së mbeten ndër prioritetet e vazhdueshme të ministrisë që e drejton ai, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, pjesëmarrja në programe të tilla ndërkombëtare krijon mundësi për ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit me vendet partnere.

Maqedonci ka uruar pjesëtarët e FSK-së për përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këtë program ndërkombëtar.

Të ngjashme