Ekonomia Online
FUNDIT

Vetura bie nga ura, shoferi dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor

Vetura bie nga ura, shoferi dërgohet me urgjencë për trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë, afër parkut të qytetit. Sipas pamjeve të siguruara një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura. Si pasojë, shoferi i automjetit është dërguar menjëherë me emergjencë për trajtim mjekësor. Për momentin, gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk dihet. Policia dhe ekipet […]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë, afër parkut të qytetit.

Sipas pamjeve të siguruara një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga ura.

Si pasojë, shoferi i automjetit është dërguar menjëherë me emergjencë për trajtim mjekësor.

Për momentin, gjendja shëndetësore e shoferit ende nuk dihet.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat se si erdhi deri te ky aksident.

Të ngjashme