Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia, shoqërohet në polici një person në Gjilan

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë me një veturë me targa franceze.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 tetor, në rrugën Stublinë-Pogragjë.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me automjet me targa franceze kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme