Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Ajo përmes një reagimi në Facebook, ka kërkuar largimin e ministrit të Punëve të Brendshme, drejtorit të Policisë dhe gjithë zinxhirit komandues.
“Sot, jo nesër, po sot! Dorëheqje e krejt atyre që kanë ardhë deri te vendimi që solli vrasjen e Arlindës mbrëm! Ministri i brendshëm, Drejtori i policisë e krejt zingjiri komandues. Jo ma larg se sot! Gratë e Kosovës s’janë të sigurta me juve në krye! Ikni!”, ka shkruar ajo.