Pacolli: Gjobë prej 2 mijë eurosh për “Higjena” në Deçan për deponim të mbeturinave pa leje

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar se N.P.L. “Higjena” SH.A. në Deçan është gjobitur me 2 mijë euro nga Inspektorati i MMPH-së, për deponim të mbeturinave pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Sipas njoftimit të ministres, ndërmarrja ka deponuar mbeturina inerte dhe lloje të tjera të mbeturinave në lokacionin e selisë së saj, pa pëlqim mjedisor dhe pa dokumentacionin përkatës ligjor.

Përveç gjobës, ndërmarrjes i është kërkuar të ndalojë deponimin e mbeturinave dhe të pastrojë lokacionin ku ato janë hedhur.

Pacolli ka theksuar se mbrojtja e mjedisit kërkon zbatimin e ligjit dhe përgjegjësi nga secili.

Të ngjashme