Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër pas rastit tragjik të mbrëmshëm në Pejë, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet përkatëse.
Ajo ka publikuar edhe një pjesë nga letra që Arlinda Zekaj, tashmë e ndjerë, i kishte drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë vetëm tri ditë para vrasjes së saj.
“Prej të parit deri te i fundit duhet me dhënë përgjegjësi”, ka shkruar Bajrami.