Ndalohet në Merdare i dyshuari për krime lufte kundër popullsisë civile

Prishtinë | 26 Tet 2026 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Një person i dyshuar për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile është ndaluar dje në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti lidhet me periudhën e vitit 1999 në Prishtinë dhe Viti.

I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme