Nis zyrtarisht detyrën, Konsulli i ri i Përgjithshëm i Kosovës në Milano

Screenshot
Prishtinë | 28 Tet 2026 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, Rexhep Bajraktari, ka filluar zyrtarisht ushtrimin e detyrës, pas emërimit në këtë post për një mandat katërvjeçar.

Bajraktari është diplomat i karrierës dhe pjesë e Trupit Diplomatik që nga viti 2009. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në Bernë dhe Gjenevë, si dhe ka ushtruar detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano vazhdon angazhimin e saj në përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore.

Gjithashtu, stafi i Konsullatës së Përgjithshme është plotësuar me emërimin, Qëndresa Fazliu në pozitën e Zëvendëskonsulles.
Plotësimi i stafit diplomatik dhe konsullor synon të kontribuojë në vazhdimësinë e punës institucionale dhe në ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Milano dhe në rajonet përkatëse të Italisë

Të ngjashme