Protestuesit janë duke qëndruar përpara objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë drejtësi dhe llogari për rastin e Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.
Njëra prej tyre, e cila është edhe organizatore, Anita Nikaj, i përmendi saktësisht kërkesat e tyre.
“Kërkojmë shkarkimin, ndjekje penale dhe burgosjen e Kryeprokurores së rastit Lumturie Vuqetaj. Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e prokurores së rastit Suada Rama Hamza. Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen të kryetarit të Gjykatësës Shemsedin Haxhiaj.
Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit Migjen Kastratit. Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen, të u.d drejtoreshës së GJKS Shpresa Lukaj. Kërkojmë dorëheqjen e Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kërkojmë shkarkimin, ndjekjen penale dhe burgosjen e gjykatësit, e policit të lodhur, Farukut. Kërkojmë dorëheqjen e ministres së drejtësisë Donika Gërvalla. Kërkojmë dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme Xhelal Sveçlës. Kërkesat tona të qarta, s’duam suspendime, duam shkarkime, burgosje e ndjekje penale” – tha Nika.