Protestuesit gjuajnë fishekzjarre në drejtim të objektit të Qeverisë

Prishtinë | 30 Tet 2026 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Protesta për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon në Prishtinë. Pas tubimit në sheshin “Zahir Pajaziti”, protestuesit kanë mbërritur te objekti i Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati me sëpatë. Ajo i kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej. 

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 policë në Pejë janë suspenduar për këtë rast.

Të ngjashme