Osmani takon ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike, të ardhmen e Kosovës dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka theksuar rëndësinë e Francës si partnere strategjike dhe aleate të Kosovës në rrugëtimin e saj drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

“Franca është një partner strategjik dhe një aleate e rëndësishme e Kosovës në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.  

Ajo bëri të ditur se gjatë takimit me ambasadorin Huchet është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, perspektivën e vendit dhe rëndësinë e thellimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Të ngjashme