Shiroka Pula takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit bilateral

Prishtinë | 02 Nën 2026 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është theksuar nevoja për forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe avancimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me këtë shtet, i cili ka rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane.

Po ashtu, ajo ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për avancimin e integrimit evropian, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.

Të ngjashme