Përleshje mes pesë personave në Mitrovicë të Veriut, të gjithë kërkojnë ndihmë mjekësore

Prishtinë | 03 Nën 2026 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike mes vete.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 00:05.

Si pasojë e përleshjes, të pesë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

Të ngjashme