Sot mbahet aktivitet simbolik para zyrës së BE-së në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Në përvjetorin e arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në orën 12:00 do të mbahet një aktivitet simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta do të përcjellin mesazhe publike në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së dhe për të shprehur pakënaqësinë lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.

Po ashtu, ftesë për pjesëmarrje u është drejtuar edhe kryetarëve të komunave dhe administratave komunale, të cilëve u është kërkuar të shprehin solidaritet duke dalë para objekteve komunale në të njëjtën orë.

Të ngjashme