Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në hapjen zyrtare të edicionit të 13-të të ceremonisë DokuTech, raporton Ekonomia Online.
Gjatë momentit kur kryeministri po largohej me veturë, njëri nga protestuesit është afruar pranë saj, ndërsa pjesëtarët e sigurimit e kanë kapur për krahu njërin prej protestuesve.
“Kryeministër, dojmë përgjigje”, dëgjohet duke thënë njëra nga protestueset, duke kërkuar përgjigje lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
