Lushaku: Arlinda ka vdekë në duart tuaja, të Sveçlës dhe Gërvallës

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kritikuar ministrat e Qeverisë Kurti për mungesë përgjegjësie.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Lushaku-Sadriu ka thënë se dorëheqje është dashur të japë si koordinatorja për dhunë në familje, ashtu edhe ministri i Punëve të Brendshme.

“Duhet të jepte dorëheqje koordinatorja për dhunë në familje, duhet të jepte dorëheqje ministri i Brendshëm, që në duar i ka vdekur Arlinda Zekaj. Në sistemin e tij të drejtësisë, e ai vazhdon me mbajt postin, se ma me rëndësi është me mbajt postin sesa me vdek një grua në duar të policisë”, ka deklaruar ajo.

Lushaku-Sadriu ka thënë se rasti i Arlinda Zekajt është pasqyrim i mungesës së përgjegjësisë dhe empatisë ndaj grave.

“Ministrave tanë ju ka vdekur gruaja në duar e s’japin asnjë lloj përgjegjësie”, ka thënë ajo.

Të ngjashme