Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar vendpunishten ku po ndërtohet Xhamia Qendrore e Prishtinës.
Ai është informuar nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës për projektin, i cili parashihet të jetë kompleksi më i madh i xhamive në Ballkan, me kapacitet për rreth 14 mijë persona.
Në njoftimin në platformen X nga Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet:
“Zëvendësministri H. Ali Özel, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, vizitoi vendpunishten e Xhamisë Qendrore të Prishtinës, e cila synon të përmbushë nevojat fetare të të gjithë komunitetit mysliman në vend.
Zëvendësministri Özel u informua nga Bashkësia Islame e Kosovës për projektin, i cili planifikohet të jetë kompleksi më i madh i xhamive në Ballkan, me kapacitet prej rreth 14 mijë personash.”