Kërkohej nga Interpoli, arrestohet në Kullë një person i dyshuar

Prishtinë | 08 Nën 2026 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Pikëkalimin Kufitar në Kullë, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 7 nëntor 2026, rreth orës 18:30.

I dyshuari mashkull, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga autoritetet policore, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me veprën për të cilën kërkohej i dyshuari.

Të ngjashme