Roberto De Zerbi ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë për futbollistët e rinj, duke i inkurajuar që të largohen nga rrjetet sociale dhe të përqendrohen plotësisht te karriera e tyre sportive.
“Lojtarët e rinj duhet t’i fshijnë rrjetet sociale. Duhet të punojnë shumë dhe të fokusohen te karriera e tyre, te futbolli”, është shprehur trajneri italian.
De Zerbi theksoi se ndikimi i rrjeteve sociale mund të jetë i dëmshëm për futbollistët, pasi vlerësimet e publikut ndryshojnë vazhdimisht, varësisht nga paraqitjet e tyre.
“Nëse i shikon rrjetet sociale, një ditë je futbollist i nivelit të lartë, ndërsa të nesërmen thuhet se nuk di të luash futboll. Kjo nuk është e shëndetshme”, deklaroi ai.