Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me gjendjen e transportit hekurudhor në Kosovë, duke kritikuar Qeverinë Kurti për stagnimin e këtij sektori.
Përmes një postimi nw profilin e saj nw rjetin social Facebook, , Ymeri ka rikujtuar se ndërtimi i linjave të para hekurudhore në Kosovë kishte nisur në vitin 1874, ndërsa ka vënë në pah kontrastin me gjendjen aktuale të hekurudhave.
Ajo ka theksuar se, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2025 në Kosovë nuk është transportuar asnjë ton mall përmes hekurudhave.
Ymeri ka kritikuar gjithashtu ndërprerjen e qarkullimit të trenave në vitin 2026, duke e lidhur gjendjen e sektorit hekurudhor me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Në reagimin e saj, deputetja e LDK-së ka shkruar:
“Pas 151 vjetësh, në vitin 2025, Kosova shënoi zero tonë transport hekurudhor të mallrave. Pas 152 vjetësh, në vitin 2026, po me Kurtin, u ndërpre edhe qarkullimi i trenave.
Ta gëzojmë stagnimin e shtetit, me import të rrymës miliona në ditë.”