Kina shpreh interesim për investime në Shqipëri, ambasadorja: Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue, ka bërë të ditur interesimin e bizneseve kineze për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e industrisë së rëndë.

“Bizneset tona duan të investojnë në industrinë e rëndë shqiptare”, është shprehur ambasadorja kineze.

Sipas raportimit të TCH, deklarata u bë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.

Me këtë rast, në qytetin e Elbasanit u mbajt një takim ku morën pjesë ambasadorja Pang Chunxue, ish-studentë shqiptarë të diplomuar në universitetet kineze, si dhe inxhinierë të njohur që kanë kontribuar në zhvillimin dhe drejtimin e disa prej ndërmarrjeve më të mëdha industriale në Shqipëri.

Takimi u fokusua në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik, me theks të veçantë në industrinë e rëndë.

Të ngjashme