Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka miratuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Manchester Cityt, Josko Gvardiol, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra katalanase është në kërkim të një qendërmbrojtësi këmbëmajtë dhe kroati shihet si një profil që i përshtatet kërkesave të trajnerit gjerman. Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë, për shkak të çmimit të lartë dhe rëndësisë që Gvardiol ka në planet e Manchester Cityt.
Megjithatë, Barcelona mund ta rishqyrtojë interesimin për kroatin nëse çështja financiare ndaj Manchester Cityt përfundon me sanksione që do të ndikonin në planet e klubit anglez. Deri më tani, nuk ka një vendim përfundimtar në këtë proces.
Sipas mediumit katalanas El Nacional, Gvardiol është një prej profileve që Flick e vlerëson për përforcimin e repartit defensiv, por realizimi i këtij transferimi mbetet shumë i vështirë.