Felix Nmecha e bën heroin, Dortmundi me fitore të vështirë – kalon në krye të Bundesligës

Prishtinë | 21 Nën 2026 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Borussia Dortmundi ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbachut, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e sotme të Bundesligës.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Felix Nmecha në minutën e 80-të, pas një aksioni të nisur nga Marcel Sabitzer, i cili asistoi për bashkëlojtarin e tij.

Me këtë fitore, Dortmundi është ngjitur në vendin e parë të tabelës së Bundesligës, duke përfituar nga barazimi i Bayern Munichut ndaj Kölnit të premten mbrëma.

Në anën tjetër, Borussia Monchengladbachu vazhdon krizën e rezultateve, duke mbetur pa fitore në shtëpi këtë sezon.

Pas 10 ndeshjeve, Gladbachu ka vetëm katër pikë, duke vazhduar me një nga fillimet më të dobëta të sezonit në historinë e Bundesligës – duke qenë i fundit në tabelë.

Dortmundi i ka 24 pikë si i pari në tabelë, dy më shumë se Bayerni në vendin e dytë, dhe Freiburgu që është i treti, me pikë të njëjta me bavarezët.

Në xhiron e ardhshme, Dortmundi e pret Bayer Leverkusenin në “Signal Iduna Park”.

Ndërkohë, Gladbachu do të udhëtojë te Werder Bremeni.

Të ngjashme