Dy persona përleshen mes vete në Vushtrri, njëri lirohet e tjetri dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Vushtrri janë përleshur mes vete, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, ku pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit kanë sulmuar njëri-tjetrin.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Ndaj tyre janë iniciuar rastet për lëndim të lehtë dhe të rëndë trupor.

Të ngjashme