Komisioni për Punë të Jashtme miraton tri projektligje, dy prej tyre për bashkëpunim juridik me Francën

Prishtinë | 23 Nën 2026 | 12:31 | Nga Gzim Mujaj

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka miratuar tri projektligje që lidhen me bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, përfshirë ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës dhe dy marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Francës, raporton Ekonomia Online.

Projektligji i parë i miratuar është ai për ratifikimin e Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare.

Po ashtu, komisioni ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze.

Projektligji i tretë i miratuar ka të bëjë me ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze.

Të ngjashme