Të martën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në orët e mëngjesit parashihen ngrica dhe mjegull në disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 6 gradë.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.