Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Leshan të Suharekës

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Një grua është gjetur pa shenja jete të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e saj, në fshatin Leshan të Suharekës. Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 07:00 nga mjeku kujdestar i QKMF-së në Suharekë, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe ekspertët mjekoligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme