Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, përfshirë një të mitur

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku janë përfshirë tre automjete, sipas Top Channel.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të lënduarit janë transportuar drejt urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të ngjashme