Chelsea po shqyrton mundësinë e rikthimit të mbrojtësit gjerman Antonio Rüdiger gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi 33-vjeçar, i cili aktualisht është pjesë e Real Madridit, po kalon një periudhë të vështirë në aspektin e minutave të lojës nën drejtimin e José Mourinhos, pasi ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të madrilenëve në La Liga.
Kontrata e Rüdigerit me Real Madridin skadon në vitin 2027, ndërsa Chelsea po e sheh si një mundësi për të përforcuar repartin defensivë.
Përveç gjermanit, në listën e objektivave të mundshëm të londinezëve për janar janë edhe mbrojtësi i Comos, Jacobo Ramon, si dhe Alex Scott.
Rüdiger ka qenë pjesë e Chelseat nga viti 2017 deri më 2022, përpara se të transferohej te Real Madridi.