Man Utd dhe Interi në garë për Nico Pazin

Prishtinë | 27 Nën 2026 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Manchester United dhe Interi janë duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit ofensiv të Comos, Nico Paz, gjatë afateve të ardhshme kalimtare.

Argjentinasi po kalon një sezon fantastik me skuadrën italiane, ku në 16 paraqitje në të gjitha garat ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tetë asistime.

Interesim për 22-vjeçarin ka shprehur edhe Real Madridi, i cili dëshiron ta rikthejë në Santiago Bernabeu, pasi e kishte lejuar të largohej drejt Comos.

Megjithatë, dëshira e lojtarit mund të jetë vendimtare. Paz kërkon të ketë minuta të rregullta në fushë dhe nuk dëshiron të rikthehet në Madrid vetëm për të përfunduar në bankën rezervë.

Kështu, Manchester United dhe Interi mund ta shohin këtë situatë si një mundësi për të siguruar shërbimet e një prej talenteve më premtues argjentinas.

Të ngjashme