Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj do të mbajnë konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e koduar “Kufiri 2”.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të marrin pjesë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, prokurori i rastit, Valdet Avdiu, si dhe përfaqësues nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) e Policisë së Kosovës.
Konferenca është paralajmëruar të mbahet të enjten, nga ora 16:00, në objektin e Stacionit Policor në Ferizaj.
Deri më tani, në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin “Kufiri 2”.