Inspektorët e MINTI-t mbikëqyrin aksionet e “Black Friday”

Prishtinë | 27 Nën 2026 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar të gjithë konsumatorët e Republikës së Kosovës se gjatë ditëve të “Black Friday”, ekipet mbikëqyrëse të Inspektoratit Qendror të Tregut janë në terren edhe gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

“Shtatë ekipet kujdestare të IQMT-së, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme, janë duke mbikëqyrur aksionet e shitjeve me zbritje në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të rregullave të tregtisë” thuhet në njoftim.

Me këtë rast, MINTI u bën thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, duke u siguruar që në arkë të paguajnë çmimin e promovuar me zbritje dhe të pajisen me kupon fiskal për çdo blerje.

“Konsumatorët mund t’i adresojnë ankesat e tyre përmes numrit kujdestar të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, në platformën Viber: +383 46 311 000

Të gjitha ankesat e bazuara do të trajtohen menjëherë nga ekipet kujdestare të IQMT-së” thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme