Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit, duke e cilësuar këtë datë si një nga ditët më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.
Përmes një postimi, Lladrovci ka theksuar se 28 Nëntori përfaqëson festën, kujtesën dhe krenarinë kombëtare, duke bashkuar shqiptarët rreth figurave historike si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se kjo ditë në Drenas është shënuar me një program kulturor në Sallën e Kulturës, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Lladrovci ka vlerësuar rëndësinë e kujtimit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë, çlirimin dhe dinjitetin kombëtar.
Në fund të mesazhit të tij, kryetari i Drenasit ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen:
“Shqiptarë kudo jeni, gëzuar 28 Nëntori!”