Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, ka marrë pjesë në përvjetorin e 29 të shfaqjes publike të UÇK-së.
Rugova kujtoi kohën kur gjithë ishin të mërzitur për mësuesin Halit Geci, ku në atë varrim u shfaq edhe UÇK.
Ai tha se i kujtohet kur Rugova e kishte dërguar Fatmir Sejdiun që të mbajë një fjalim në atë varrim.
“Atë ditë si gjithë shqiptarët kishim një mërzi të madhe për represionin që po rritej çdo ditë, dhe e mbaj mend kur babai i ndjerë Ibrahim Rugova, që e dërgoi sekretarin e LDK-së të mbajë një fjalë rasti këtu që të mbajë një fjalë këtu në ceremoninë e varrimit”, ka thënë ai.