Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka uruar 28 Nëntorin, duke rikujtuar rëndësinë e katër datave historike që shënojnë historinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.
Përmes një mesazhi në këtë ditë feste, Osmani ka përmendur Ditën e Flamurit, shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, lindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ajo ka theksuar se historia shqiptare është ndërtuar përmes sakrificës, guximit dhe përkushtimit ndër breza, duke përmendur Krujën e Skënderbeut, Vlorën e Pavarësisë dhe Prekazin e familjes Jashari.
“Dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër!”, ka shkruar Osmani në mesazhin e saj, duke e përmbyllur urimin me fjalët: “Gëzuar 28 Nëntorin!”