Dy avionë të kompanisë ajrore American Airlines janë përplasur mes vete gjatë lëvizjes në pistë, në aeroportin “Ronald Reagan” në Washington DC, të premten.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), njëri prej avionëve ka goditur krahun e avionit tjetër rreth orës 17:10 sipas kohës lokale.
Për fat të mirë, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas BBC, të dy avionët u hoqën përkohësisht nga shërbimi, në mënyrë që ekipet e mirëmbajtjes të kryejnë kontrollet e nevojshme.
FAA ka bërë të ditur se do të nisë hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin aeroport ku në janar të vitit 2025, një përplasje tragjike mes një avioni pasagjerësh dhe një helikopteri të ushtrisë amerikane u mori jetën 67 personave.
