Votat po numërohen, s’ka exit polle në Spanjë, fituesit i duhen 176 ulëse për të qeverisur

Prishtinë | 29 Nën 2026 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Spanja nuk ka pasur asnjë sondazh të opinionit publik që nga e hëna e kaluar dhe nuk ka as sondazhe pas daljes së votuesve nga qendrat e votimit (exit poll).

BBC, raporton se e vetmja e dhënë që mund të shqyrtohet para se të fillojnë të publikohen rezultatet gjatë orës së ardhshme është një sondazh i realizuar për televizionin publik spanjoll RTVE nga kompania Sigma Dos, me 19,500 votues të anketuar deri dje.

Ky sondazh, thekson BBC, nuk bazohet në përgjigjet e personave që kanë votuar realisht dhe nuk pasqyron votat e hedhura në kuti. Ai është në përputhje me shumicën e sondazheve të publikuara deri të hënën dhe i jep mundësinë për të siguruar shumicën Partisë Popullore konservatore, në koalicion me partinë anti-imigracion Vox.

Sipas sondazhit, këto dy parti mund të sigurojnë së bashku nga 173 deri në 184 ulëse, megjithëse në skenarin minimal do të mbeteshin tri ulëse larg shumicës parlamentare.

Për të qeverisur Spanjën nevojiten 176 ulëse në Parlamentin me 350 deputetë.

Partia Socialiste PSOE do të mbetej dukshëm larg këtij numri, edhe nëse llogariten të gjithë aleatët e mundshëm, veçanërisht Frente Amplio (Fronti i Gjerë), me të cilin do të mund të siguronte gjithsej nga 159 deri në 169 ulëse.

Të ngjashme