Misioni i OSBE-së dhe Komuna e Obiliqit kanë organizuar takim me partnerë vendës e ndërkombëtarë në lidhje me gjendjen e rëndë të banorëve të ndërtesës për banim social numër 1 në Plemetin.
Qëllimi i këtij aktiviteti është që të mblidhen fonde për rindërtimin e kulmit të objektit, ngase rreth 180 banorë romë dhe ashkali, që jetojnë në këtë objekt me 35 banesa përballen me kushte të vështira për shkak të ujërave atmosferikë si pasojë e kulmit të dëmtuar, raporton Ekonomia Online.
Jean Braathu, shef i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), tha se gjendja e këtyre familje nuk është e mirë dhe se duhet që tu bëhet një zgjidhje e shpejtë.
Ai më tej shtoi se ka takimi ku janë mbledh përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal dhe qendror, misioneve diplomatike, si dhe organizatave të shoqërisë civile, pret që të pajtohen mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të trajtuar këtë urgjencë.
“Jemi këtu për një çështje shumë specifike, sepse kushtet jetësore të disa kosovarëve janë shumë në rrezik. Ju e shihni se është krizë për këta njerëz që jetojnë më Plemetin. 180 njerëz jetojnë në kushte minimale. Një zjarr që ka ndodhur në 2010, ka pasur masa rregulluese, por banorë u patën ankua me cilësinë e punimeve, në 2015 ka ndodhur një zjarr i dytë e prej atëherë nuk ka ndodhur asnjë meremetim. 180 banor jetojnë në një objekt që nuk ka kulm. Kur bie shiu hyn në sistem ventilimi e kudo që objekt e kushtet janë të lagështa ka lagështi të hatashme i kam parë vetë kushtet dhe do të shikoheni kur t’i shihni këto kushte”.
“Po i thërrasim ambasadat të gjithë sepse ne jemi të vegjël e s’mund të bëjmë një zgjidhje të duhur financiare. Komuna Obiliqit nuk ka parë të mjaftueshme që të u ndihmoj. Komunës i nevojitet përkrahje. Dhe me përkrahje të të gjithëve duhet me u gjet një zgjidhje të menjëhershme që bora këta banor të mos i gjej pa kulm”, ka thënë ai.
Burim Gërguri, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Obiliqit, premtoi më shumë angazhim sa i përket kësaj çështje, por tha se ju duhen mjete shtesë ngase komuna nuk ka mjete për të rindërtuar kulimin e këtij objekti.
“Plemetini, është një fshatë multi-etnik mbi 850 familje marrin asistencë sociale. Në atë kohë qeveria nuk kishte një kohë të caktuar që këtyre njerëzve të u bëhet një zgjidhje emergjente. Për fat të keq komuna jonë e ka një buxhet shumë të vogël. Një pjesë e komuniteti e ka refuzua regjistrimin e fundit që ka ndodhur. Ne kemi ardhur në një konstatim, që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Prej juve kërkojmë të na vini ne ndihmë që këto familje që të mos jenë pa kulm këtë dimër. Kryetari i kominës e ka vullnetin që të ndihmojnë, por mundësit buxhetore janë të pakta”, ka thënë ai.
Bajrush Berisha, anëtar i Këshillit të Banesave bëri prezantimin mbi kushtet e jetesës në këtë objekt, raporton EO.
“…në ndërtesë është vënë një zjarr. Aty ka vdekur edhe një fëmijë. Nga 2006 deri tani 2017 janë bërë 48 familje, të cilat jetojnë në këto kushte. Tani kemi nevojë për këto familje që të bëhet një zgjidhje emergjente. Komuna si komunë, nuk ka buxhet lër këto donacione, ky takim i sotshëm parasheh vullnetin e vet për rregull emergjent që dimri mos të ma nxjerr jashtë me atë gjendje”, ka thënë ai.

