Shqiptari kalon në finalen e madhe të “Play Station”

| 06 Nën 2017 | 19:55 | Nga

Një shqiptar pjesë e skuadrës së LASK-ut ishte triumfuesi i finales për landin e Austrisë së Sipërme (Upper Austria) në videolojërat “play station”, duke u kualifikuar kështu për finalen e madhe të 8 dhjetorit.

Aleks Bejko triumfoi ndaj Ajdin Islamoviç dhe fitoi turneun e zhvilluar në “TGW Arena Pasching”. Së bashku me të, në ekipin e “Upper Austria” janë edhe Michael Glasner, Herbert Schachner, Dominik Eichinger dhe Dominik Rametbauer.

LASK-u është ekipi i fundit që pretendon të futet në kompeticionin “e-Bundesliga” për lojërat “play station”.

https://www.facebook.com/SkySportAustria/videos/1722005154540399/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme