ShBA i cilëson Institutet Konfuci si kërcënim për sigurinë kombëtare, a ka të tilla në Kosovë?

Prishtinë | 24 Tet 2026 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes i ka klasifikuar qendrat kulturore të financuara nga Kina në kampuset universitare, të njohura si “Institutet Konfuci”, si një kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së.

Kështu deklaroi të premten Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Uashingtoni prej kohësh i ka akuzuar Institutet Konfuci se shërbejnë si mjete të propagandës kineze dhe ka ndërmarrë hapa për t’i kufizuar ato, raporton Reuters.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Hegseth pretendoi se këto institute vepronin nën maskim në universitetet amerikane dhe se Pentagoni i ka shtuar ato në listën e institucioneve që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së.

“Rezulton se ishin shfaqur 80 celula të reja propagande në 30 universitete, duke përdorur emra dhe statute të ndryshme, por me të njëjtin mision: të vjedhin pronën intelektuale dhe të depërtojnë në mendjet e studentëve amerikanë”, tha Hegseth.

Gjatë dy muajve të fundit, Departamenti i Mbrojtjes “ka çmontuar në mënyrë sistematike secilën prej këtyre organizatave”, u shpreh ai.

Theksojmë se Institute Konfuci ka kudo në Ballkanin Perëdimor, përfshirë Shqipërinë, përveç Kosovës, pavarësinë e cilës Pekini nuk e njeh dhe për rrjedhojë nuk ka përfaqësim zyrtar në Prishtinë.

Të ngjashme