17 të vrarë në sulmin në shkollë, arrestohet ish-nxënësi 19-vjeçar

| 15 Shk 2018 | 02:42 | Nga

Së paku 17 persona janë vrarë nga një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme në Parkland, Florida, ka konfirmuar policia.

BBC shkruan se i dyshuari është Nikolas Cruz, 19-vjeçar, ish-nxënës i kësaj shkolle i cili ishte i përjashtuar.

Image

Raportohet se ai e kishte ndezur alarmin e zjarrit për të shkaktuar kaos në shkollë para se të fillonte të shtënat, kanë thënë për CBS News zyrtarët e zbatimit të ligjit.

I dyshuari është kapur dhe tani është në paraburgim.

Të ngjashme