Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk ka hapësirë të zgjedhë nëse do të nënshkruajë ose jo ligjin për gjuhët, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend.
Kështu vlerëson profesori universitar Gjorgje Spasov, derisa komentoi deklaratën e presidentit Ivanov se nuk do të nënshkruajë dekretin për Ligjin e gjuhëve, raporton Alsat-m.
“Ivanov nuk ka hapësirë të zgjedhë nëse do të nënshkruajë ose jo ligjin, kur i njëjti është votuar për herë të tretë në Kuvend”.
“Me këtë veprim, Ivanov po e zhyt vendin në destabilitet, po kërcënon paqen dhe po nxit konflikte. Ai duhet për këtë të përgjigjet penalisht”, thekson Spasov.