Qeveria miraton Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

| 08 Maj 2018 | 15:44 | Nga

Qeveria ka miratuar gjithashtu propozimin për t’i proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Zv.kryeministri Fatmir Limaj ka paraqitur mendimin e qeverisë lidhur me projektligjin në fjalë, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria ka vendosur që ta shqyrtojë dhe të japë opinionin e vet…. kemi ardhë në përfundim që qeveria të japë disa opinione. Qeveria ndahet në dy pjesë: pjesën e statusit të familjes dhe kompleksit dhe në anën tjetër është ajo për restaurimin, ndërtimin dhe konservimit të kullave të Jasharajve”.

“Për zgjedhjen e projektit për restaurimin, konservimit të kullave do të bëhet nga një komitet ndërministror që vendoset nga qeveria e Kosovës.”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme