Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që të procedojë në Kuvend Projektligjin për Inspektoratin e Punës, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MMPS), Skender Reçica, tha se qëllimi i këtij Projektligji është fuqizimi i inspektoratit të punës.
Sipas Reçicës me fuqizimin e inspektoratit do të zvogëlohen rastet e aksidenteve në punë dhe do të respektohen më shumë të drejtat e punëtorëve.
“Arsyeja kryesore është reformimi i institucionit të inspektoratit të punës. Çështjet kryesore janë: mandati, strukturua organizative, statusi i të punësuarve, detyrat dhe përgjegjësitë e inspektorëve, parandalimi i konfliktit të interesit, hetimet e aksidenteve në punë dhe gjobat e të gjera”.
“Mendoj që me Ligjin e ri do të fuqizohet vetë inspektorati. Mendoj që në të ardhmen me këtë ligj do të kemi më pak raste të aksidenteve në punë dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorëve”.

